fbpx

Giggs më i miri në histori të Premier Ligës

Mesfushori veteran i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, është shpallur lojtari më i mirë i Ligës Premier në historinë e saj 20-vjeçare.

38-vjeçari ka qenë prezent në këtë garë që nga themelimi i saj (në vitin 1992), ndërsa gjatë qëndrimit të tij në Old Trafford, mes tjerash, uellsiani e ka ngritur 12 herë titullin e kampionit dhe e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve.

Nga çmimet individuale, Giggs e ka fituar dy herë radhazi çmimin PFA lojtari i ri më i mirë dhe ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë për paraqitjet e tij në sezonin 2008/2009, po të njëjtin vit është shpallur personalitetit sportiv nga BBC.

Ai mban rekordin e paraqitjeve në Ligën Premier (638), është i vetmi lojtar që ka luajtur dhe ka shënuar në të gjitha sezonet e kësaj lige dhe është lojtari i parë që ka shënuar 100 gola për Unitedin në ligë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close