KSHZ: Kompensimet janë bërë në bazë të rregullave ligjore

Komisoni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në një njoftim për media, pas deklaratës së ambasadorit amerikan ne vend, Xhes Bejli se anëtarët e KSHZ-së kanë marrë rroga bonus, informojnë se kompensimet janë bërë në bazë të rregullave ligjore, njofton Portalb.mk.

“Kryetari dhe anëtarët e organeve zgjedhore funksionin e tyre e kryejnë në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, të përgjegjshme dhe në përputhje me kompetencat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor dhe rregullat tjera pozitive.

Kryetari dhe anëtarët e organeve zgjedhore dhe administrata zgjedhore kanë të drejtë kompensimi sipas nenit 19 të Kodit zgjedhor i cili përcaktohet nga një akt i miratuar nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Kjo është e drejtë e themeluar për punonjësit e KSHZ-së që nga viti 2006 dhe për anëtarët e komisionit nga viti 2014.

Rregullorja për verifikimin e kritereve për pagesën e kompensimit të organeve zgjedhore është miratuar pas shpalljes së zgjedhjeve në pajtim me buxhetin e përcaktuar të miratuar nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe i njëjti është publikuar edhe nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Vendimet për kompensim janë bërë në bazë të ligjit dhe rregullave ligjore, por për shkak të thirrjes së opinionit, anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor vendosën që në një seancë publike e cila do të mbahet më 05.12.2017 këtë vit të debatojnë mbi projekt-vendimet për revokimin e vendimeve të miratuara, vendimet për përcaktimin e kompensimit për anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe punonjësit në shërbimin profesional për zgjedhjet e zbatuara”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button