Greqia ekstradon në Shqipëri 26 vjeçarin të kërkuar për vjedhje

Një shtetas i Shqipërisë  i shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim, u ekstradua të martën nga Greqia, sipas Policisë së Shtetit Shqiptar.

Nga Interpol Tirana u realizua ekstradimi nga Athina, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Zamir Malaj, 26 vjeç, lindur në Fier.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin Nr. 238(663), datë 07.12.2010, e ka dënuar me 5 vjet burg shtetasin Zamir Malaj, për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.

Ky shtetas është shpallur fajtor, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë, ka vjedhur dy makina tip Mercedes Benz.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 26 vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button