Gjykata e ka pranuar njoftimin nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të deputetëve

Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup sot konfirmoi se tek ata ka arritur njoftimi për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

“Njoftimi u është parashtruar gjykatësve kompetentë të procedurës paraprake, me çka janë krijuar kushte që të veprohet rreth propozimit të prokurorisë. Gjykatësit e procedurës paraprake të cilët veprojnë rreth propozimit i njoftojnë palët në procedurën konkrete kur do të thirren për t’u deklaruar lidhur me propozimin, ndërsa pas vendimit të sjellë nga ana e gjykatësve, opinioni do të njoftohet me kohë”, informojnë nga Gjykata për MIA-n.

Nga Gjykata nuk kumtojnë nëse deputetët janë thirrur nesër që të deklarohen, siç kumtojnë disa mediume.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button