Maznevska: Deponitë rajonale janë zgjidhje për Maqedoninë, kemi strategji

Në organizim të Mobilitas civika në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë sot u mbajt forumi rajonal “Deponi – ku dhe kur rreth problemit me deponitë e egra dhe zgjidhjen e tyre”.

Sipas përfaqësueses se Sektorit për menaxhim me mbeturina në Ministrinë e Mjedisit të Jetesës Ana Maznevska, Maqedonia ka strategji kombëtare dhe plan për menaxhim me mbeturina me theks në menaxhimin rajonal me këtë problematikë.

“Për të gjitha rajonet planore në Maqedoni zgjidhje më optimale është nga një lokacion për deponi rajonale, pasi që kjo deponi rajonale duhet të jetë sistem i qëndrueshëm për grumbullim, transport dhe trajtim të mbeturinave që në linjë përfundimtare do ta paguajnë qytetarët dhe subjektet juridike në rajon. Për këtë shkak këto zgjidhje duhet të jenë në pajtim me mundësitë, pasi ato më bashkëkohoret janë edhe më të shtrenjta për mirëmbajtje”, tha Maznevska

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi tha se nga fundi i mandatit të kaluar e kanë zgjidhur problemin dhjetëvjeçar me largimin e deponisë ilegale në hyje të qytetit dhe tani si zgjidhje sistematike është transporti i mbeturinave në deponinë Drislla në Shkup.

“I vendosim në sistemin e ndërmarrjes publike komunale Tetovë edhe fshatrat malore, ashtu që prej aty tani në mënyrë të organizuar grumbullohen mbeturinat, ndërsa për deponinë rajonale në Rusino kemi nënshkruar marrëveshje me agjencinë zvicerane për zhvillim për përtëritje dhe standardizim të deponisë. Këto janë zgjidhje afatgjate, pasi pastrimi i deponisë në hyrje të qytetit nuk do të ishte i mundur nëse paraprakisht nuk e ndërtonim qendrën tanzite në Trebosh”, tha Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button