Ministri Bexheti, lidhje s’ka se çfarë ndodh në burgun e Manastirit

Ministri i drejtësisë Blerim Bexheti nuk di se çfarë po ndodh me të burgosurit nga aksioni policor Monstrum të cilët gjenden në burgun e Manastirit. Edhe pse ministër, nën ingerenca të të cilit janë burgjet ai nuk mundi të përgjigjet nëse tre nga gjashtë të arrestuarit e Monstrumit, janë rrahur siç kanë pohuar familjarët e tyre para Avokatit të Popullit.

Bexheti tha se nuk ka të dhëna, por se do të shqyrtojë këtë çështje në afat sa më të shkurtër. 

‘Gjithsesi se do të ndërmarrim masa, të burgosurit kanë të drejtat e tyre edhe pse janë të paraburgosur ose të burgosur megjithatë kanë të drejtat e tyre dhe se do ti ndërrmarim të gjitha masat ligjore’ tha Bexheti.

Ministri informoi  se ata mund të drejtohen edhe deri tek Avokati i Popullit i cili, sipas tij duhet ti mbrojë liritë dhe të drejtat e tyre.

Deklaratat Bexheti i dha para fillimit të tryezës së rrumbullakët në temë “Ndërmjetësimi në Maqedoni, si më tej”. Ai sërish apeloi deri tek qytetarët dhe mediat që ti lenë hapësirë gjykatave të kujdesen për zbardhjen e rastit të vrasjes së pesëfishtë në afërsi të liqenit të Smillkovcës.

I kontaktuar nga Portalb, avokati i popullit Ixhet Memeti  iu shmang komentimit të rastit, me pretekst se është i nxënë me delegacion. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button