Sugareski: Për projekte kapitale vitin e ardhshëm 5.105 miliardë denarë

Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin e ardhshëm është ndarë dhe në pjesë të madhe mjetet e projektuara janë shpenzime të dedikuara për projekte kapitale. Ato janë të pozicionuara në nivel prej 5 miliardë e 105 milionë denarësh, për 1,5 miliardë denarë më shumë sesa në Buxhetin në vitin 2017, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Buxheti i projektuar, theksoi, duhet të sigurojë nivel më të lartë të realizimit të investimeve kapitale në pjesën e gazifikimit, infrastrukturën hekurudhore dhe komunale. Komponenti zhvillimor na jep pritje për rritje ekonomike në vitin 2018 me theks të rritjes së pjesëmarrjes së sektorit ndërtimor në BPV sepse projektet kapitale rriten edhe sipas numrit edhe sipas kapitalit.

“Në infrastrukturën rrugore vazhdon ndërtimi i autostradave. Është planifikuar që në mars të vitit të ardhshëm të lëshohen në qarkullim autostrada Demik Kapi-Smokvicë, deri në fund të shtatorit të ndërtohet autostrada Miladinovci-Shtip dhe në mënyrë shtesë të bëhet aneks i marrëveshjes për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër për çka negociatat janë në fazë përfundimtare”, tha Sugareski i cili në konferencë për shtyp në Qeveri e ka prezantuar propozim-buxhetin e Ministrisë së Transportit.

Sugareski pret që në fund të vitit të ardhshëm ose në fillim të vitit 2019 të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë për të cilin projekt bëhet riprojektim që të shmangen problemet të cilat janë paraqitur gjatë ndërtimit të autostradave vijuese. Me programin që e bën NP për rrugë shtetërore, ndërkaq, do të konfirmohet periudha për ndërtimin e rrugës Dibër-Tiranë dhe ajo do të jetë edhe një prej temave të seancës së paralajmëruar të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, përveç linjës hekurudhore Kërçovë-Lin, për të cilën ka përfunduar dokumentacioni i projektit.

Paralelisht do të vazhdojë ndërtimi i rrugëve të filluara eksprese, ndërsa do të fillojnë aktivitetet për rrugët e reja varësisht nga përfundimi i dokumentacionit dhe tenderëve, siç janë pjesët Gradsko-Drenovo, Rankovce-Kriva Pallankë, Shtip-Radovish dhe Shtip-Koçan. Gjatë vitit 2018 do të fillojë edhe rikonstruimi i 26 rrugëve nëpër shtet.

Siç saktësoi Sugareski, buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në vitin 2018 arrin një miliardë e 680 milionë denarë (26 milionë euro) ndërsa vlera e parave të planifikuara për projektet kapitale është me debitë për këtë qëllim.

Për procesin e gazifikimit janë ndarë 2.234.000.000 denarë, 311 milionë denarë më shumë se vjet. Për këtë projekt, sqaroi, është konfirmuar dinamikë intensive, por pjesa më e madhe e parave janë për shpronësimin i cili paraqitet si problemi më i madh. Për ndërtimin e grupeve të reja të korridoreve 8 dhe 10 janë planifikuar 1.375 miliardë denarë, për 817 milionë denarë më shumë në krahasim me Buxhetin e vitit të kaluar. Për ujësjellës dhe kanalizime në komunat përmes huave nga BEI janë siguruar 698 milionë denarë, 330 milionë denarë për banesa sociale, ndërsa me 415 milionë denarë planifikohen mbulim i humbjeve në komunikacionin rrugor të HM Transport. Me 104 milionë denarë do të mbështetet vendosja e destinacioneve të reja në qarkullimin ajror, për ku paralajmërohet thirrje e re për zgjedhjen e kompanisë ajrore me buxhet të ulët duke e pasur parasysh se deri në mot skadon marrëveshja me transportuesin aktual ajror.

Për ndërtimin e Teleferikut nga Vodno e Mesme deri te Instituti për sëmundje të mushkërive “Kozle” do të investohen 50 milionë denarë, ndërsa 70 milionë denarë për lagjen “Lagjja e diellit”, 20 milionë denarë për infrastrukturë në zënën Vizbeg. Tridhjetë milionë denarë, megjithatë, janë projektuar për rikonstruimin e ndërtesës administrative, për 91 milionë denarë më pak në lidhje me vlerën e vitit të kaluar për këtë qëllim.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Sugareski tha se parasheh se projektimi dhe materialet jocilësore janë arsye për çka pas reshjeve të rrëmbyeshme u paraqitën te një pjesë e objekteve nga projekti “Shkupi 2014”. Megjithatë, potencoi ministri, të lëmë arsye të konfirmohet nëpër procedurën e ekspertizës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button