Vrasja, në Opelin e gjetur ka gjurmë, por jo dëshmi

 “MPB ka zbuluar mjaft gjurmë në veturën e markës “Opel” të gjetur në Smillkovc, por është e nevojshme shumë kohë që ato të analizohen”, thonë nga MPB-ja.

MPB-ja disa herë me radhë ka informuar se është në dijeni për historinë e kësaj veture, por nuk zbulon se a ka detaje për atë se kur vetura është futur në Maqedoni, kush e ka blerë atë dhe kujt ia ka shitur.

Aktuale tani është ekzaminimi i të gjitha kamerave të sigurisë në pompat e benzinës në afërsi të vendit të vrasjes dhe po kontrollohen rreth 50 incizime për të cilat duhet kohë të shqyrtohet se a është regjistruar vetura në fjalë në ndonjë nga incizimet.

Sipas hetimit të deritanishëm, siç informojnë prej në MPB, vrasja ka ndodhur rreth orës 20.00 dhe ka zgjatur prej 5 deri më 10 minuta. Supozohet se viktimat kanë provuar të ikin në momentin kur është gjuajtur  tek ata, pasi që dritat e veturës kanë qenë të ndezura.

Rasti është paraqitur rreth orës 22.15 minuta nga ana e kalimtarëve rreth liqenit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button