Shkup, ish ministrat Jankullovska dhe Janakievski do të tentojnë “të mbrohen” nga “bombat” në rastin “Titanik”

Sot në Gjykatën Penale duhet të arrijë njoftimi i Kuvendit për marrjen e imunitetit të gjashtë deputetëve që dyshohen për dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill dhe menjëherë pas asaj gjykatësja e procedurës paraprake do të fillojë me marrjen në pyetje, njofton Portalb.mk.

Ndërsa në Gjykatën e Apelit për sot është caktuar seancë publike ku do të diskutohet se a do të jenë dëshmi bisedat e përgjuara dëshmi edhe në procedurën për rastin “Titanik”

Rasti “Titanik” është rasti i parë që e hapi Prokuroria Speciale e Maqedonisë ku të dyshuarit kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

Personat e dyshuar janë ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe sekretari i qeverisë së atëhershme, Kirill Bozhinovski, si dhe persona të tjerë, e kanë shfrytëzuar ndikimin dhe në shkallë lokale dhe shtetërore kanë krijuar grup për kryerjen e veprës penale, që të mundësojnë fitore të një partie të caktuar politike në zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button