fbpx

Poposki nuk pushon së kërkuari datë bisedimesh

Ministri i jashtëm Nikolla Poposki sërish ka këkruar datë bisedimesh me Bashkimin Evropian. Këtë herë kërkesën e bëri te ambasadorët e  vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni sot në një brifing me ta.

“Bisedimet për anëtarësim të RM-së në BE duhet të hapen sa më shpejtë, pasi që marrja e një vendimi të tillë do të jetë një nxitje e rëndësishme edhe për procesin e tejkalimit të dallimeve rreth çështjes së emrit me Greqinë” u ka thënë Poposki ambasadorëve të huaj.

Siç kumtoi MPJ, në takim Poposki ka potencuar se për periudhën që vijon Maqedonia planifikon një agjendë mjaft dinamike në sferën e marrëdhënieve me BE-në, çka pritet të rezultojë me argumente shtesë për gatishmërinë tonë për fillimin e negociatave.

Sipas MPJ, mes ngjarjeve më aktuale të cilat vijojnë është edhe takimi i dytë i Dialogut në nivel të lartë me BE-në i cili duhet të mbahet më 7 maj në Shkup nën bashkëkryesinë e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe komisarit Shtefan Fyle./portalb

Më tej do të ketë  dhe takime të rregullta vjetore, i nënti me radhë, të institucioneve më të larta në përputhshmëri me Marrëveshjen për stabilizim dhe asociim– Këshilli për stabilizim dhe asociim (23 korrik në Bruksel) dhe Komiteti për stabilizim dhe asociim (30-31 maj në Shkup).

“Qeveria dhe administrata janë tërësisht të përkushtuar në realizimin e qëllimeve dhe aktiviteteve të përcaktuara, jo vetëm në pesë sferat kyçe të  cilat janë pjesë e Dialogut për anëtarësim, por edhe nga kriteriumet e Kopenhagës për anëtarësim” ka thënë Poposki./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close