Osmani: Nevojitet përvoja e Estonisë për formimin e ekipeve dhe strukturës negociuese

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Estonisë  është pritur sot nga Ministri i Punëve të Jashtme, Sven Mikser.

Në takim, siç njofton  Kabineti i zëvendëskryeministrit janë shqyrtuar prioritetet e kryesimit estonez me Këshillin e Bashkimit Evropian deri në fund të vitit, politika e zgjerimit, si dhe procesi i integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Osmani me këtë rast potencoi përcaktimin politik të Republikës së Maqedonisë si pjesë e optimizmit evropian që është shtrirë në mbarë rajonin e Ballkanit, por edhe mes vendeve anëtare të BE-së.  Ky momentum volitshëm  është shans historik në rrafshin e integrimeve euro-atlantike, për çka Republika e Maqedonisë po bënë çmos që të mos lëshohet si mundësi.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se Republika e Maqedonisë shikon me optimizëm  faktin që Republika e Estonisë do të kryesojë deri në fund të vitit Këshillin e Bashkimit Evropian, periudhë kjo gjatë së cilës shteti ynë po punon me përkushtim të theksuar për çuarjen përpara të reformave  dhe evitimin e të gjitha barrierave  që vështirësojnë përafrimin me BE-në.

“Qëllimi ynë është që, përderisa zgjat kryesimi I Estonisë, të marrim sinjalet e para nga BE-ja për vizibilitetin e perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë'”, deklaroi Osmani, duke nënvizuar se është mire që Republika e Maqedonisë në rrugëtimin e vet drejt BE-së ka miq dhe mbështetës dhe edhe Republika e Estonisë është në mesin e këtyre aleatëve.

Në këtë drejtim, Osmani kërkoi ndihmë të drejtpërdrejt nga Estonia për Sekretariatin për Çështje Evropiane, për formimin, përgatitjen dhe trajnimin e ekipit negociues për fillimin eventual të negociatave që të jenë të pritur me ekip të përgatitur për negociata.

Османи - Талин

Në mënyrë plotësuese, Osmani kërkoi edhe mbështetje në përvojë dhe njohuri për formimin dhe përgatitjen e strukturës negociuese në gjithë administratën, duke e pasur parasysh përvojën e Estonisë, si dhe ngjashmërinë e administratës evropiane në të dy vendet.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se BE-ja po e konfirmon pozicionin e mbështetjes së procesit të zgjerimit, ndërkaq kryesimi i Estonisë, si dhe më pas të Bullgarisë, Austrisë dhe Rumanisë, janë një rast i papërsëritshëm, një mundësi që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta humbasin.

Në kuadër të vizitës në Estoni, zëvendëskryeministri Bujar Osmani do të realizojë takime edhe me Klen Jarac, Drejtor i Zyrës për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Estonisë, me Tomas Vitsut, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin estonez, si dhe me Erik Nils Kros, Kryetar i grupit parlamentar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button