Kumanovë, realizohet projekti “Fëmija polic për një ditë”

Sot, më 20 prill në Kumanovë u realizua Proekti “Fëmija polic – për një ditë”. Të drejtën e pjesëmarrjes në këtë projekt e kishin nxënësit e klasave të para, të cilët kanë vizatuar në temën “Si e shohin veten në rolin e policit” si dhe nxënësit e klasës së gjashtë të cilët kanë përgatitur hartime po në këtë temë. 

Siç thonë nga SPB e Kumanovës, qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i mirëbesimit të nxënësve me policinë, pjesëmarrja e sigurt në komunikacion, përforcimi i vetëdijes dhe kulturës së vozitësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, për respektimin e shenjave dhe rregullave në komunikacion, e sidomos për respektimin e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button