Koxias: Duhet të gjendet kompromis për çështjen e emrit

Duhet të gjendet kompromis për çështjen e emrit që të hapet rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe organizatave tjera në të cilat dëshiron të përfshihet, thotë ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias në një intervistë për gazetën “Etnos”.

“Në rastin me IRJM-në, fqinjët tanë besuan se mund të vazhdojnë me përfshirjen drejt këtyre organizatave pa marrëveshje me ne, diçka që është e pamundur, ndërsa disa prej nesh, megjithatë, besuan se inercia në politikën e jashtme është arma jonë”, thekson Koxias.

Thekson se edhe Athina edhe Shkupi tani kanë kuptuar se duhet të punojnë në bazë të konsensusit dhe kompromisit.

“Të gjithëve bashkëbiseduesit tanë tani u është e qartë se duhet të gjindet kompromis i ndershëm për çështjen për emrin me fqinjin tonë verior. E vërtetë është, gjithashtu, se disa nga BE-ja në të kaluarën kanë krijuar iluzione se rruga drejt anëtarësimit në Union dhe në disa organizata tjera mund të hapet pa kompromis”, thekson Koxias, i pyetur nëse tani është momenti për zgjidhjen e kontestit për emrin me Shkupin.

Siç bëri të ditur MIA, pas pauzës së gjatë, bisedimet për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të KB-së Methju Nimic, do të vazhdojnë në Bruksel më 11 dhe 12 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button