Kushner: Trump ende nuk ka vendosur për njohjen e Jerusalemit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit apo nëse ai do të urdhërojë lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi në Jerusalem, ka thënë këshilltari i tij, Jared Kushner, transmeton REL.

Zoti Kushner, që është edhe dhëndër i presidentit Trump, tha mbrëmë se Trump po vazhdon t’i shqyrtojë opsionet e tij para shpalljes, e cila pritet këtë javë.

“Presidenti do ta marrë vendimin e vet”, tha Kushner në një ngjarje të organizuar nga Instituti Brookings në Uashington, dhe ka shtuar se “ai ende po i shikon shumë fakte të ndryshme”.

Këto komente u bënë pas raporteve në mediat amerikane, në ditën e parë të këtij muaji, se presidenti Trump është afër për ta shpallur njohjen e Jerusalemit si kryeqytet, megjithqë konsiderohet se ai do ta shtyjë vendimin eventual për lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.

Statusi i Jerusalemit është njëra prej çështjeve më kontestuese në konfliktin izraelito – palestinez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button