Liderët myslimanë e paralajmërojnë Trampin për pasojat nëse e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izarelit

Njohja e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit nga ana e Administratës së Donald Trampit do ta nxitë fanatizmin dhe dhunën dhe nuk do të jetë në dobi të procesit paqësor midis izraelitëve dhe palestinezëve, paralajmëroi mbrëmë njeriu i parë i Ligës Arabe.

“Është dëshpëruese që disa përpiqen në realizimin e atij hapi, pa u marr parasysh rreziqet të cilat ai i paraqet për stabilitetin e Lindjes së Afërt dhe tërë botës”, deklaroi në Kajro sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abdul Geit.

Jordania dhe e paralajmëroi Trampin se çfarë pasoja të rrezikshme mund të shkaktojë një hap i tillë nga ana e tij, pasi u publikuan spekulime se ai mund të deklarohet për këtë çështje gjatë kësaj jave.

“Vendimi i tillë do të shkaktojë urrejtje midis arabëve dhe myslimanëve, do ta rritë ngushtësinë dhe do t’i prishë përpjekjet për arritjen e paqes”, ka shkruar në Tuiter ministri jordanez i Punëve të Jashtme Ajman Safadi.

Siç paraprakisht lajmëroi MIA, dhëndri dhe këshilltar i afërt i Trampit, Xhared Kushner, mbrëmë deklaroi se presidenti amerikan ende nuk ka sjell vendim për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-së në Izrael nga Tel Aviv në Jerusalem.

Џаред Кушнер

“Presidenti i SHBA-së edhe më tej po i shqyrton numrin e madh të fakteve para se ta shpall vendimin e tij për këtë çështje, që me siguri do të ndodh javën e ardhshme”, deklaroi Kushner në Konferencën vjetore për politikë amerikane ndaj Lindjes së Afërt, që u mbajt në Uashington në organizim të Institutit “Brukings”.

Para disa ditëve, Administrata amerikane kumtoi se Trampi mendon ta zhvendosë selinë e Ambasadës së SHBA-së në Izrael nga Tel Aviv në Jerusalem, që praktikisht do të konsiderohej si njohja e tij për kryeqytetin izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button