Paralajmërim për mjet shpërthyes në aeroportin moskovit “Domodedovo”

Aeroporti moskovit “Domodedovo” tërësisht është kontrolluar pasi një nga udhëtarët ka denoncuar se ka mjet shpërthyes, njoftoi Shërbimi rus për gjendje të jashtëzakonshme.

“Gjatë natës një nga udhëtarët në aeroportin ‘Domodedovo’ përmes lidhjes telefonike denoncoi se ka mjet shpërthyes”, deklaroi një i punësuar në Shërbimin për gjendje të jashtëzakonshme, duke shtuar se policia e ka kërkuar aeroportin dhe se e ka përforcuar sigurimin e objektit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë dhe Drejtoria e rajonit moskovian nuk e komentuan këtë informatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button