Rinia mbledh mbeturinat e Shkupit

 “Tresh mob” ishte aksioni për mbledhjen e mbeturinave të cilin dhjetëra të rinj shkupjanë e prezantuan para kalimtarëve të rrugës “Maqedonia” . Me këtë aksion pjesë e projektit “Maqedonia pa mbeturina”, të rinjtë përcollën një mesazh të vetëm – ta mbrojmë ambientin jetësor. 

Projektin e organizoi AIE SEC dhe British Council ndërsa e përkrahu asociacioni për pastrim A1Makedonija. 

Nga ky asociacion shpresojnë se në këtë mënyrë vetëdija e qytetarëve në Maqedoni do të ritet dhe ata do të kontribuojnë në të ardhmen të kemi një ambient jetësor më të pastër. 

 “Kemi ndërmarrë një iniciativë për pastrimin e pesë komunave në Republikën e Maqedonisë. Në Shkup do të pastrojmë në Kisella Vodë dhe Saraj. Do të pastrojmë dhe në Strugë, Dojran dhe të dielën në komunën e Likovës. I thërras qytetarët që të informohen duke u kyçur në ajdemakedonija.mk ku do ketë instruksione për kyçje, formular që duhet ta plotësojnë dhe t’iu bashkëngjiten aksionit për pastrim” tha Antonio Jovanovski kryetar i asociacionit të A1Makedonija.

“Me “Tresh mob” që është e ngjashme me idenë “Flash mob” pretendojmë të risim vetëdijen e qytetarëve për temën e mbeturinave, sepse nesër do të fillon  aksioni për pastrim” shtoi Jovanovski./PORTALB/

Lajme të ngjashme

Back to top button