Pompeo, drejtor i agjencisë amerikane, CIA: Letër gjeneralit iranian pas kërcënimit të tij

Mike Pompeo, drejtor i agjencisë amerikane, CIA, thotë se i ka dërguar letër gjeneralit të lartë iranian, me të cilën i ka tërhequr vërejtjen se Uashingtoni do ta konsiderojë Teheranin përgjegjës për çfarëdo sulmi kundër interesave të Shteteve të Bashkuara në Irak, nga forcat e mbështetura nga Irani, shkruan REL.

Zoti Pompeo tha mbrëmë në një form në Kaliforni se letra dërguar gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, nuk është hapur kurrë, por ai dëshironte ta dërgonte meqë Soleimani kishte sinjalizuar se forcat e tij do të mund t’i kërcënonin interesat amerikane në Irak.

Soleimani është komandant i forcës Quds, njësi e operacioneve të jashtme e Gardës Islamike Revolucionare të Iranit.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, Fars, e ka cituar një zyrtar ushtarak të Iranit, që ka thënë se “komandanti ynë ka refuzuar ta pranojë letrën, duke thënë se ne nuk kemi asgjë të përbashkët për të biseduar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button