Daçiç: Serbia nuk e ka tërhequr fletë-arrestin për Haradinajn

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Serbia nuk e ka tërhequr as fletë-arrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ka përkujtuar se tërheqja e fletë-arrestit të Interpolit është bërë me kërkesë të UNMIK-ut.

Më tej, duke folur sot para gazetarëve në Beograd, Daçiç theksoi se “tërheqja e fletë-arrestit do të nënkuptonte se ne kemi hequr dorë nga ndjekja, por ne këtë nuk e kemi bërë”, tha Ivica Daçiç.

Ministri i drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, të premten ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se emri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është hequr nga lista e personave në kërkim nga Interpoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button