Kumanovë, policia arreston një trafikant droge

Sot, më 20 prill, në Kumanovë policia kapi 24 vjeçarin D.M. te i cili policia gjeti 7 paqeta marihuanë. Me urdhër të gjykatësit hetues është bastisur shtëpia e tij , ku janë gjetur edhe 95 paqeta të tjera me marihuanë. Pas ekspertizës së tërësishme është konstatuar se tek D.M. janë gjetur 110 gramë marihuanë.

Për shkak të dyshimit të bazuar se personi ka kryer vepër penale, prodhim të palejuar dhe distribuim të lëndëve narkotike, gjykatësi hetues, D.M. i ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button