David Guetta do të bashkëpunojë me Rihannan

Producenti francez i muzikës dance, David Guetta, i njohur botërisht për hitet e tij të mëdha, duket se di t’i zgjedhë bashkëpunëtorët. Bashkëpunimet e tij me Usher “Without you”, Floridan „Your club can’t handle me“ dhe Black Eyed Peas „Gettin’ over” si dhe bashkëpunimi i mëhershëm me Rihannan “Who’s That Chick?” kanë qenë suksese të mëdha, prandaj ai nuk e ka ndërmend të ndalet dhe tani dëshiron që të bashkëpunojë me kengëtaren e popullarizuar, Rihanna. 

“Unë jam në bisedime me Rihannan për të bërë një këngë të re me të, por asgjë nuk është e konfirmuar. Tani për tani po planifikoj që të rikthehem me muzikë të re në albumin e ardhshëm, i cili do të lancohet verën e ardhshme”, ka thëne Guetta. 

Lajme të ngjashme

Back to top button