Zaev: Shoqëria e cila së pari e sheh mundësinë, e jo pengesën, i ka hapur sytë për të gjithë qytetarët

Të jemi shembull për shumicën, madje edhe për vendet më të pasura, se shoqëria e cila së pari e sheh mundësinë, e jo pengesën, është shoqëri e cila i ka hapur sytë për të gjithë qytetarët e saj, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen e organizuar në Qeveri me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara.

“Duhet të jemi shembull t’i aktualizojmë çështjet që gjatë kohë u shmangën, si dhe problemet e këtyre njerëzve. T’i hapim dhe kontrollojmë botëkuptimet dhe perceptimet tona për pengesat. T’i shqyrtojmë mundësitë dhe t’i tejkalojmë pengesat. Gjithpërfshirja nuk nënkupton keqardhje, por unitet dhe aleancë dhe para se gjithash trajtim i drejtë dhe dinjitoz në jetën e zakontë”, tha Zaev.

Theksoi se duhet të tregojmë se këto persona mund të shohin si aleat në institucionet për përmirësimin e pozitës së tyre, ndërsa në të njëjtën kohë të kuptojmë se ata janë aleatë të tërë shoqërisë tonë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska tha se veçantinë te këto persona duhet ta pranojmë, për shkak se sfida me të cilën ballafaqohen apo pengesa nuk është mungesë, por ndryshim.

“Qeveria është tërësisht e përkushtuar në tejkalimin e pengesave dhe sfidave të personave me aftësi të kufizuara në Maqedoni. Ky nuk është vetëm angazhim deklarativ. Që në muajt e parë nga puna e kësaj Qeverie ofruam zgjidhje ligjore që e lehtësuan qasjen deri te të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Me këtë shpejtësi të dorëzimit të të drejtave dhe mundësive, bashkërisht do të punojmë, që të  ofrojmë Maqedoninë në të cilën të gjithë janë të përfshirë dhe të gjithë kanë mundësi të jenë të punësuar”, deklaroi Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button