Sërish protesta para Qeverisë, kësaj radhe studentët dhe blerësit e hekurit

Më shumë se 1.000 njerz, studentët dhe blerësit e hekurit të vjetër një orë protestojnë para Qeverisë për shkak të vendimit që të ndalohet blerja e hekurit në periudhë prej 6 muajve. 

Nga lëvizja e pavarur studentore “Indeksi i Lirë” i mbështetën kërkesat e tyre për pezullimin e vendimit, për shkak se kërcënohen 40 mijë punonjës të cilët do të mbesin në rrugë. Prej këtu thonë se ata si punonjës të ardhshëm solidarizohen me brengën e tyre. Sipas tyre, e pakuptueshme është shteti, në kushte të papunësisë, të pezullojë një degë të plotë ekonomike dhe me këtë në vend sa ta zvogëlojë, ajo e rrit papunësinë. 

Blerësit e hedhurinave metalike paralajmërojnë se do ta radikalizojnë protestën nëse Qeveria nuk heq ndalesën për blerjen e hedhurinave të metalit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button