Ndërmerren masa për angazhim më të shpejtë të të punësuarve në “Feni”

Administratori falimentues i “Feni Industri” sot përmes një kumtesë theksoi se ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet për angazhim më të shpejtë punues të të punësuarve dhe mbrojtje të kapitalit dhe të drejtave të punëtorëve në fabrikë.

“Lidhur me kreditorët, konform Ligjit për falimentim, nga dita e publikimit në shpalljen në Gazetën zyrtare të Republikën e Maqedonisë nga 30.11.2017, vijon afati për paraqitje të kërkesave. Në kornizë ligjore do të hartohet lista përfundimtare e kreditorëve, e cila do të parashtrohet deri te Gjykata Themelore Veles dhe do të publikohet në e-falimentim, për çka opinioni do të njoftohet”, theksohet në kumtesën e administratorit falimentues të “Feni Industri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button