Çerek i mirë për Microsoftin

Të hyrat totale të kompanisë gjatë çerekut të parë u rritën nga 16.4 të vitit të kaluar në 17.4 miliardë dollarë, derisa profiti u rrit prej 5.7 në 6.4 miliardë dollarë. Analistët prisnin të hyra në lartësi prej 17.2 miliardë dollarë dhe profit prej rreth 6.1 miliardë dollarë.

Gjatë tri muajve të parë të vitit Microsoft pati rezultate më të mira në njësinë përgjegjëse për server dhe vegla, të hyrat e së cilës u rritën për 14% në 4.57 miliardë dollarë. Departamenti afarist i Microsoftit shënoi rritje të të hyrave në nivel prej 9%, në 5.81%, derisa të hyrat nga Windowsi u rritën për 4% në 4.62 miliardë dollarë.

Humbësi më i madh ishte afarizmi përmes internetit që me të hyrat prej 707 milionë dollarë shënoi humbje prej 479 milionë dollarë. Por edhe kjo është dukshëm më mirë në krahasim me humbjen e vitit të kaluar prej 776 milionë dollarë. Humbësi i dytë më i madh është departamenti përgjegjës për zbavitje dhe pajisje, i cili shënoi rënie të të hyrave nga 1.9 në 1.6 miliardë dollarë dhe humbjet prej 229 milionë dollarë kundrejt profitit të vitit të kaluar që ishte 210 milionë dollarë. /telegrafi 

Lajme të ngjashme

Back to top button