Bamir Topi takoi Menduh Thaçin

“Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, kryetari ynë”. Këto ishin fjalët me të cilat lideri i PDSH-së e priti kryetarin e Shqipërisë, Bamir Topi.

“Sinqerisht ju them se ndjehem shume i lumtur këtu në mesin tuaj, në kemi fat se jemi në 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Ne si komb ekzistojmë sa ekziston edhe njerëzimi , por tani festojmë 100 vjetorin.

“Ju ftoj të vazhdoni të jetoni në paqe dhe harmoni mes vete por edhe me maqedonasit në Maqedoni, me qëllim që të ndërtoni një mentalitet të përbashkët sepse ardhmëria jonë është në Evropë pa kufij dhe në një Ballkan pa kufij.  Tani janë kohëra tjera edhe për ne edhe për fëmijët tanë”, tha presidenti i Shqipërisë Bamir Topi pas pritjes madhështore të bërë në Tetovë.

“Kam biseduar dhe me presidentin Gjorge Ivanov se do të jetojmë në një harmoni dhe shumë shpejtë Shqipëria dhe Maqedonia do të bëhen vende anëtare në BE ndërsa pres Maqedonia të na bashkëngjitet në Aleancën e NATO-s . Është angazhimi i madh  i partive politike dhe qeverive që shqiptarët vetëm me karta identiteti mund të shihen, nuk është më ajo kohë kur shqiptarët e Shqipërisë të izoluar dhe shqiptarët e tjerë nuk kanë mundur të shihen” tha Topi pas takimit me Menduh Thaçin, liderin e PDSH-së dhe kryetarin e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button