Rezultati 1-5, befason Klopp: nuk e shijova ndeshjen

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka deklaruar se nuk pati ndonjë kënaqësi duke parë skuadrën e tij të fitonte 5-1 kundër Brighton.

“Nuk e shijova këtë ndeshje, të paktën jo gjatë gjithë kohës, si tregon rezultati. Në fillim na u desh të tregoheshim të durueshëm me stilin e lojës së Brighton. U përshtatëm me këtë mënyrë loje, që nuk është e bukur për t’u parë. Pjesë e bukur për t’u parë ishin dy golat që shënuam në dy minuta në pjesën e parë. Pak javë më parë ishim me fat me disa vendime të gjyqtarit, ndërsa këtë herë e paguam në kurriz pavarësisht nga fitorja. Kemi bërë dhe mund të bëjmë ndeshje shumë më të mira se kjo”, tansmeton Telesport.al.

Liverpool do të presë Spartak Moskën në ndeshjen e fundit në grupe në Champions League, gjatë mesjavës së ardhshme, në “Anfield Road”, me vetëdijen se një barazim do t’i kualifikonte për në raundin e ardhshëm të veprimtarisë elitare

Liverpool ka fituar 5-1 në fushën e Brighton, duke u ngjitur në vendin e katërt të Premier League. Skuadra e ardhur nga kategoria e dytë rezistoi gjysmë ore, derisa miqtë shënuan dy herë në harkun e një minute. Të dy golat u ndërtuan nga Philippe Coutinho dhe u shënuan nga Emre Can e Roberto Firmino. Ky i fundit realizoi edhe golin e tretë për miqtë, sapo nisi pjesa e dytë, ndërsa Brighton gjeti golin e nderit me penalltinë e Murray, gjithsesi Coutinho kompletoi “pokerin” e Liverpool, ndërsa autogoli i Dunk i vulosi shifrat në 1-5. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shkon në kuotën e 29 pikëve, pas 15 ndeshjesh, 3 pikë më pak se Chelsea, që fitoi 3-1 ndaj Newcastle në mesditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button