Industria konservuese shënon rritje

Industria konservuese gjatë viteve të kaluara ka shënuar rritje të prodhimtarisë, kjo u tha gjatë konferencës me titull ‘Me investime  në industrinë konservuese deri te ekspansioni i bujqësisë dhe zhvillimit rural’, që e organizoi Oda ekonomike e Maqedonisë.

Biznesmenët e pranishëm theksuan se një ndër shkaqet e rritjes së prodhimtarisë është rrënia e konkurrencës jo legale, pasi nga 75 për qind sa participonte kjo konkurrencë   në tregun e Maqedonisë tani më mezi arin të jetë 10 për qind.

Viktor Petkov, pronar i kompanisë Vipro nga Gjevgjelia tha se kompania e i eksporton mbi 85 për qind të prodhimeve në tregjet evropiane, dhe arsyeja kryesore është cilësia e prodhimit dhe e pemëve dhe perimeve të Maqedonisë.

‘Tregu i jashtëm  zë mbi 80 për qind të prodhimeve  tona afro 20 për qind tregu i Maqedonisë, përmes qendrave tona distributive në Shkup dhe Gjevgjeli.  Kusht kryesor për të qenë prezent në tregjet e jashtme është  zhvillimi dhe vetëm zhvillimi, ne për momentin po e risim prodhimtarinë dhe kapacitetet tona, gati 10 herë më shumë se sa që disponojmë tani ’, deklaroi Petkov.

Industria konservuese e pemëve dhe perimeve  është një ndër nën sektorët e industrisë ushqimore  dhe segment i rëndësishëm i sektorit agro-industrial.

Në këtë sektor janë të përfshira 43 kompani vendase me 1165 të punësuar të përhershëm. Nga numri i përgjithshëm 22 merren vetëm me prodhimin e perimeve, katër vetëm me pemë, ndërsa 17 me sistem të kombinuar, prodhime të pemëve dhe perimeve. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button