VMRO-DPMNE do të pastrohet

VMRO-DPMNE-ja në pushtet së shpejti do të fillojë me ndryshimin e zyrtarëve shtetërorë dhe komunal, do të ketë më shumë ndërrime dhe shkarkime të zyrtarëve të vendosur nëpër organe, institucione të ndryshme shtetërore, ndërmarrje publike, agjenci, por edhe në komuna, bëri të ditur gazeta “Dnevnik”.

Sipas informatave deri te të cilat erdhi gazeta, freskimi i kuadrove partiakë do të fillojë së shpejti, ndërsa ndryshimet do të bëhen shpejt.

Ndërrimet do të bëhen nën parullën “Valë e re në VMRO-DPMNE”, ndërsa ato do të plotësohen edhe me shumë veprime reformuese në të cilat do të përfshihen disa projekte dhe masa në ekonominë dhe në politikën sociale. Sipas informatave të gazetës, ndryshimet do t’i përfshijnë të gjitha institucionet në të cilat partia në pushtet ka të drejtë të emërojë dhe vendos udhëheqës.

“Tek disa zyrtarë dhe udhëheqëes po vërehet ngecje dhe pafuqi që të ndiqet ritmi i punës të cilin e dikton kryesia e partisë. Disa nga ana tjetër kanë hequr dorë nga parimi i të qenurit transparent me qytetarët. Me këtë duhet të vendoset freski dhe të hapet hapësirë për njerëz të ri në partinë”, deklaroi për gazetën një zyrtar i lartë i partisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button