DMSH: Ekziston rrezik, nga derdhja e ujit nga disa shtretër të lumenjve

Ngritje e nivelit të ujit është vërejtur edhe në lumenjtë Treska, Radika, Sateska, Kiçevska, nëpër rrjedhën e epërme të Vardarit në atarin e fshatit Raotnicë, si dhe në degët e tyre, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).

Sipas tyre, në disa vende ekziston rrezik nga derdhja e ujit jashtë shtratit të lumit.

Nga DMSH thonë se e përcjellin me vëmendje gjendjen në terren dhe se forcat për mbrojtje dhe siguri janë në gjendje të mobilizimit të rritur, për shkak të paralajmërimeve për intensifikim të reshjeve të shiut ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button