Nikollovski: Ndiqet situata me shiun dhe ndikimet e tij ndaj bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e ndjekin situatën me reshjet e rrëmbyeshme dhe ndikimin e tyre ndaj bujqësisë dhe nëse merren informacione përkatëse, do të ndërmerren të gjitha procedurat.

“Në kontakt të vazhdueshëm jemi me DPHM. Deri tani nuk kemi marrë konfirmime zyrtare për ngjarjet klimatike të cilat janë shkaktare për dëme të caktuara në sektorin e bujqësisë. E ndjekim situatën edhe Ministria e Bujqësisë edhe DPHM-ja menjëherë sa të marrin informacione përkatëse gjegjësisht konfirmime zyrtare, do t’i ngritin të gjitha procedurat që janë në kompetencën tonë, deklaroi sot ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas prezantimit të Propozim-buxhetit për bujqësinë për vitin 2018

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button