Shpallet Thirrja publike për përzgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017

Është shpallur Thirrja publike për përzgjedhjen e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017, mirënjohje që për tetin vit me radhë e ndan presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Thirrja publike e “Shkencëtarit më të mirë të ri” për vitin 2017, është e hapur deri më 31 dhjetor për të gjithë të rinjtë deri në moshën 30 vjeçare, të cilët në punën e deritanishme shkencore kanë arritur rezultate të rëndësishme, transmeton MIA. 

Kusht për konkurrim për personat e interesuar është që të kenë marrë çmim ose mirënjohje për punën shkencoro-hulumtuese, rezultatet nga puna shkencoro-hulumtuese të jenë publikuar dhe zbatim të rezultateve nga hulumtimi shkencor për vitin vijues 2017.

Aplikacioni për pjesëmarrje në thirrjen publike duhet të përmbajë biografi, projekte të realizuara në vitin 2017, me të cilat konkurrohet (një në formë të shtypur një në elektronik – CD) dhe dëshmi për shtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Dokumentet duhet të dorëzohen në Kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë më së voni deri më 31 dhjetor të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button