Kate Middleton ka një arsye të fortë për t’u mërzitur me Meghan Markle

Kate Middleton mund të ketë një arsye për t’u mërzitur me kunatën e saj Meghan Markle. Ndoshta Kate duke qenë një natyrë paqësore, mund ta marrë me sportivitet këtë gjë, por që gjithsesi, mund të ndjejë se familja mbretërore po tregohet më tolerante me Meghan, shkruan revistaclass.

Pse do thoni ju? Kur u fejuan William dhe Kate në vitin 2010, Dukesha nuk u ftua në festimet e Krishtlindjeve në pallatin mbretëror, edhe pse ishte fejuar me William një muaj para festave.

Ndërsa Meghan nga ana tjetër mund të ftohet sivjet të jetë pjesë e festimeve, pasi familja e saj jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zakonisht vetëm bashkëshortët dhe familja e ngushtë janë të ftuar në festime, por me sa duket traditat sa vijnë edhe po ndryshojnë dhe Mbretëresha Elizabet po “zbutet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button