Drejtori i “TTK Banka” Shtip dëmtoi bankën për 190.000 euro

Policia e Shtipit parashtroi raport të posaçëm kundër tridhjetë e katër vjeçarit A.J, drejtor i “TTK Banka” fillialës në Shtip dhe udhëheqës i ekspoziturës në Probishtip, për vepër të vazhduar penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit.

Ai në periudhën prej vitit 2008 deri në shkurt të vitit 2012, shumë herë me dokumente pa nënshkrim dhe me dokumente të falsifikuara për transferim dhe marrje të parave të gatshme ka kryer transaksione ilegale përmes llogarive transakuese të më shumë personave fizik dhe juridik, me çka dëmtoi “TTK Banka” në shumë të përgjithshme prej 190.000 euro, thekson MPB. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button