Topalli: Të rrëzojmë murin që u vendos kuota grave

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar sot se pjesëmarrja e gruas në vendim-marrje është e pamjaftueshme. Duke folur në një tryezë rajonale për rolin e gruas në vendim-marrje, Topalli theksoi se duhet të rrëzohet muri që u vendos kuota grave.

“Roli i gruas në vendim-marrje është e pamjftueshme sepse kjo është shumë e pakët nga ajo sa jemi në shoqëri. Duhet të rrëzojmë murin që ivendos kuota grave. Çështja e grave nuk është çështje e përfaqësimit, bëhet fjalë për çështje të së drejtës, ndaj nuk duhet të ketë kufizime. Për sa kohë jemi gjysma e shoqërisë, gjysma duhet të jemi kudo, në biznes, banka, administratë, në vendimmarrje e kudo” tha Topalli.
Ajo theksoi se për këtë duhet solidaritet mes grave, që jo gjithnjë ekziston. “Në vërejmë që kur flitet për burra u falet defekte, mbyllet një sy edhe kur është fjala edhe për korrupsion edhe mosangazhim total, gratë shikohen të milimetruara në çdo moment dhe nuk hezitojnë të bëjnë gjithë komentet, por nuk thonë të vërtetën e madhe, kur gruaja beson ajo lufton deri në fund, dhe e arrin”- tha ajo.

Sipas saj gruaja është e aftë të jetë në postet drejtuese të vendit ndërsa shtoi se duhet të shtohet fuqizimi i gruas në jetën sociale, politike dhe ekonomike. “Kur gruaja beson, ajo e realizon dhe e arrin ashtu sikurse e arrin për të qënë një nënë shumë e mirë. Ashtu siç dinë të rregullojnë punët e shtëpisë, gratë dinë të rregullojnë punët e shtetit, punët e ekonomisë, të bankës etj” shtoi Topalli./botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button