Është vështirësuar qarkullimin në disa akse rrugore, mjegull në Stracin dhe Kodrën e Diellit

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut ka ndërprerje dhe vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore në vend.

Ndërprerje të plotë të qarkullimit nga ora një pas mesnate ka në rrugën rajonale Vallandovë – fshati Udovë tek vendi i quajtur Kallkovska reka për shkak të prurjeve të ujit. Qarkullimi është riorientuar.

E pakalueshme është edhe rruga Zheleznec – fshati Mallo Ilino në Demir Hisar.

Me vështirësi zhvillohet qarkullimi në aksin rrugor Dellçevë – Makedonska Kamenicë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe orteqeve të sheshta në rrugë, ndërsa në rrugën Vinicë – Berovë tek vendi i quajtur Ribarnik, për shkak të rrëshqitjes së dheut, qarkullimi zhvillohet nëpër një korsi në gjatësi prej 10 metrave.

Trafiku zhvillohet me vështirësi edhe në rrugën Mavrovë -Galiçnik, 100 metra para Careva Çeshma, për shkak të derdhjes së ujit në rrugë. Nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë rekomandojnë që të shfrytëzohet ky aks rrugor deri në sanimin e plotë.

Përmbytje, sipas informacioneve të QRMK në Komunën Saraj ka edhe  në nënkalimin tek unaza Matka.

Për shkak të mjegullës mëngjesin e sotëm dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në Stracin dhe prej 30 deri 40 metra në qafën malore Strazhë. Në Kodrën e Diellit në disa vend ka mbetje të borës nëpër rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button