fbpx

Buçkovski: Institucionet posedojnë kapacitet që ti gjejnë vrasësit në liqenin e Hekuranës

“E qartë është që dikush dëshiron t’i nxis marëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Derisa ende hetimi vazhdon , dhënia e karakterit etnik të vrasjes vetëm më tej mundet ta komplikon situatën, që mjaft është e tensionuar”- thotë ish Kryeministri.

Institucionet kanë kapacitet të  mjaftueshëm t’i zbulojnë vrasësit e pesë peshkatarëve, konsideron ish kryeministri Vlado Buçkovski. Ai në intervistën për agjencinë  bullgare të lajmeve Fokus, thotë që ky kriminalitet është porosi deri te Maqedonia, por nëse mbështetemi në informacionet zyrtare, pas vrasjeve qëndron një grup shumë mirë i organizuar.

“Situata për momentin është shumë e komplikuar. Më pakë viktima civilë kishte edhe në kohën e konfliktit të 2001-shit. Tash kemi pesë njerëz të rinj që janë vrarë pa ndonjë arsye. Të paktën jo për ndonjë arsye të dukshme. Konsideroj që jeta ndëretnike e përbashkët në Maqedoni është në rrizik dhe është e dukshme që ka tensione të mëdha”- konstatoi ish kryeministri nga radhët e LSDM-së./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close