Wohlers përuron Programin për trajnim të anëtarëve të Odës së avokatëve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Paul D. Wohlers sot do të mbajë fjalim në hapjen zyrtare të Programit për trajnim të anëtarëve të Odës së avokatëve në Maqedoni. 

Ky do të jetë i pari nga një sërë kursesh që duhet të sigurojnë aftësi bazë për avokatët nga e tërë Maqedonia me qëllim që t’u mundësohet kryerja e praktikës me sistemin e ri akuzues që do të hyjë në fuqi përmes Ligjit të ri për procedurë penale. 

Këto trajnime, që do të zbatohen përmes Odës amerikane të avokatëve dhe Odës së avokatëve të Maqedonisë, do të sigurojnë njohuri praktike dhe konkrete ku do të mbulohen të gjitha aspektet e procesit gjyqësor për vepër penale, duke filluar prej marrëveshjeve për fajësinë, përfshirë fjalët hyrëse, marrjen direkte dhe të kryqëzuar në pyetje, e deri tek argumentet përmbyllëse.

 Në këto sesione trajnimi mund të marrin pjesë maksimum 20 avokatë, me çka do të mundësohet që të gjithë të participojnë në mënyrë aktive në ushtrimet praktike dhe me qëllim që puna e tyre të vlerësohet në të gjitha fazat e procesit gjyqësor./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button