Mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në takimin ministror trepalësh në Ohër

Jetësimi i nismës nga viti 2004 dhe 2005 për Korridorin 8, bashkëpunimi mes forcave speciale ushtarake të tre shteteve si dhe mbështetja e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, janë pjesë e përpjekjeve të dakorduara të takimit trepalësh në Ohër mes ministrave të mbrojtjes të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Radmilla Shekerinska dhe Krasimir Karakaçanov dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë Petro Koçi.

“Me takimin e sotëm sërish jetësohet Korridori 8 në nivel trepalësh, ndërsa kur flitet gjinden zgjidhje. Nëse bashkëpunojmë për ndërtimin e Korridorit që ta nxisim ekonominë kjo do të paraqesë edhe një bashkëpunim ekonomik, ndërsa qytetarët tanë të ndjehen të sigurtë”, theksoi Shekerinska.

Zëvendësministri shqiptar Koçi edhe një herë e theksoi mbështetjen e Shqipërisë se së bashku me Bullgarinë do të jenë mbështetës të fuqishëm që Maqedonia të bëhet anëtare e 30-ta e NATO-s.

Ministri Karakaçanov theksoi se Korridori 8 është projekt i cili do të lidhë Detin e Zi dhe të Adriatikut, lidhja e të cilit është në interes ekonomik për tre shtetet, ndërsa kjo, sipas tij, do të paraqesë investime të reja të cilat janë të domosdoshme për shtetet.

Ndërkaq shefat e delegacioneve që ishin pjesë në takimin ministror të SHBA-Kartës së Adriatikut në Ohër, ku merrte pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, sot nënshkruan Deklaratën e përbashkët të vendeve të grupit A5.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button