Vrasja- MPB konfiskoi kamera të sigurisë nëpër rrugë

 Gazeta Dnevnik shkruan që nga ana e MPB-së janë të konfiskuara videot nga kamerat e sigurisë që mund të shërbejnë për zbulimin e kryerësve të vrasjes së pesfishtë që ndodhi në afërsi të Shkupit, Smillkovcë.

“Dhjetëra incizime nga kamerat e sigurisë të vendosura rreth qytetit të Shkupit janë të konfiskuara nga ana e MPB-së që të kontrollohet se vrasësit dhe vetura e tyre  a janë kapur para ose pas vrasjes së pesëfishtë që ishte kryer javën e kaluar te Liqeni i Hekuranës. Të konfiskuara janë inçizimet ? pompave të benzinës, shitore, posta, banka, sallone mobiliesh dhe të vendeve tjera ku ka kamera të sigurimit që ?anë të kthyera në ndonjë nga rrugët që mund të kishin qarkulluar vrasësit”, shkruan Dnevniku i sotëm.

Gazeta thekson që organet hulumtuese kanë krijuar skenar për rrugët e mundshme të qarkullimit të vrasësve, para dhe pas vrasjes dhe se policia i ka marrë të gjitha inçizimet nga objektet në atë rajon.

Por, tash për tash nuk ka konfirmim zyrtar që në ndonjërën nga inçizimet qartë shihet vetura ,,Opel omega”, që ishte gjetur, dhe për të cilën supozohet që e kanë shfrytëzuar kryerësit e vrasjes./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button