Athina të dëshmojë vepra, e jo vetëm fjalë

Greqia duhet me vepra, e jo vetëm përmes deklaratave të dëshmojë se angazhohet për rajon stabil dhe prosperues. Hap konkret do të ishte që të lejojë Maqedonia të marrë ftesën se merituar për në NATO.

Ky është qëndrimi i shefit të diplomacisë Nikolla Poposki pas takimit të djeshëm me kolegun e tij grek Stavros Dimas në margjinat e takimit të Këshillit Veriatlantik në Bruksel. Poposki për gazetën “Dnevnik” thekson se Dimas në takimin siguroi kolegun e tij se Athina është e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes së emrit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button