Zaev: Vullnet politik për decentralizim të vërtetë

Kryeministri Zoran Zaev sot porositi se Qeveria ka vullnet politik për decentralizim të vërtetë dhe të zbatohet transferi maksimal i kompetencave dhe financave nga niveli qendror dhe lokal.

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin nacional për kryetarë komunash dhe kryetare të komunave, që po mbahet  në Strugë, Zaev theksoi se Qeveria është fuqishëm e përcaktuar që të mundësojë zhvillim të barabartë rajonal dhe jetë cilësore për të gjithë qytetarët në vend pa dallim nëse jetojnë në qytet, fshat apo në ndonjë vend tjetër të vogël banueshëm, transmeton MIA. 

“Si kryeministër dhe si Qeveri u detyruam që ta përforcojmë decentralizimin, të mundësojmë transfer maksimalisht të mundshëm të kompetencave nga niveli qendror në atë lokal dhe këtë ta bëjmë me bartje përkatëse të mjeteve financiare për kryerjen e tyre”, deklaroi Zaev në forumin “Decentralizim i vërtetë, që u mbajt në organizim të Programit për zhvillim të KB-së (UNDP).

Duke theksuar se qytetarët e Maqedonisë kanë nevoja të njëjta dhe të drejta të njëjta, siç janë cilësia e ujit të pijshëm ajri i pastër, ambienti i pastër, infrastruktura e siguri dhe servise të kapshme sociale dhe institucionale, kryeministri Zaev e theksoi nevojën e komunikimit të afërt dhe të bashkëpunimit në pushtetet lokale. Është shumë me rëndësi, tha që qytetarët të kyçen në marrjen e vendimeve. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button