IRA do ta sulmojë flakën olimpike?

Armata Republikane Irlandeze (IRA) përgatit sulm mbi flakën olimpike, alarmon drejtori i Qendrës për studimin e terrorizmit në universitetin “Sent Endrujs” në Skoci, Riçard Inglish.

Ai paralajmëron për incidente të mundshme në vigjilje të Lojërave Olimpike Verore në Londër.

“Do të befasohesha nëse IRA nuk tenton të bëjë diçka gjatë Lojërave Olimpike Verore. Vetëm një bombë e vogël do të bëjë zhurmë të madhe dhe do të sigurojë vend në faqet e mëdha të gazetave”, deklaroi eksperti. Ai konsideron se mënyra më e lehtë për të krijuar sensacion është që të sulmohet pishtari olimpik kur të kalojë nëpër Irlandën Veriore prej 3 deri më 7 qershor. 

Shefi i Komitetit organizativ të Lojërave, Sebastijan Kou, premtoi atmosferë magjike në ngjarjen më të madhe sportive, por ishte kategorik se sportistët dhe pjesëmarrësit tjerë nuk duhet të ndihen si në kafaz për shkak të mbrojtjes së madhe. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button