Përcillet në banesën e fundit, Ciao Moro!

Italia ka përcjellë në banesën e fundit futbollistin Piermario Morosini, i cili një javë më parë gjeti vdekjen pas një ataku në fushën e blertë.

Futbollostit 25-vjeçar, u shua në mënyrë tragjike të shtunën e kaluar gjatë ndeshjes të Seria B, Pescara-Livorno.

Mijëra tifozë ndoqën nga televizorët gjigandë ceremoninë funebre, e cila u zhvillua në Bergamo, që është dhe qyteti i lindjes së futbollistit, ndërsa të afërm, shokë dhe drejtuesit më të lartë të futbollit italian kanë qenë të pranishëm brenda në kishë.

Piermario Morosini humbi jetën në fushën e lojës si pasojë e një infarkti, ndërsa vdekja e tragjike e tij pezulloi të gjithë kampionatet e futbollit italian. Gjatë gjithë këtyre ditëve, 25-vjeçari i është nënshtruar autopsisë, kurse nuk kanë munguar polemikat për mënyrën se si iu dha ndihma e shpejtë dhe vonesës së ambulancës.

Gjatë udhëtimit të tij të fundit drejt qytetit të lindjes, arkivoli i Piermario Morosini bëri një xhiro në stadiumin e Livorno, përpara ceremonisë zyrtare të funeralit që u zhvillua mesditën e së enjtes. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button