Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së paralajmëroi për rrezik nga përleshje ushtarake në Evropë

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger paralajmëroi në rrezikun nga përleshje ushtarake në Evropë për shkak të incidenteve të shpeshtuara dhe stërvitjeve ushtarake kufitare.

“Ekzistojnë situata të caktuara të cilët do të mund të jenë të rrezikshëm. Kemi gjithnjë e më shumë manovra dhe sistemim të forcave ushtarake krahas kufijve”, deklaroi Greminger në intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA. Greminger aludoi në sistemimin e forcave ruse dhe të NATO-s në sektorin kufitar midis shteteve baltike dhe Rusisë.

Sipas Gremingerit, ka mungesë absolute të besimit midis shteteve udhëheqëse në OSBE, ku janë të anëtarësuar Rusia dhe SHBA-ja dhe shtetet udhëheqëse të Evropës Perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button