Kur pritet të lirohen të dënuarit në “Monstra”, komenton Saliji

Zvarritja e lirimit të të dënuarve në rastin “Monstra” ka mbetur labirinteve gjyqësore duke u hedhur nga njëra gjykatë në tjetrën kurse të akuzuarit edhe më tej nuk mund të mbrohen në liri.

Për këtë zvarritje, megjithëse pa kompetencë, ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji komentoi duke thënë se “Qeveria e Maqedonisë udhëhiqet nga parimi i formimit të një gjyqësori të pavarur”, raporton Portalb.mk.

“Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Maqedonisë udhëhiqen nga reformat që janë kërkuar nga faktori ndërkombëtar për të pasur një gjyqësor më të pavarur. Ne nuk kemi informacione se çfarë ndodh me rastin “Monstra”, por besojmë se ai shkon në bazë të procedurë së paraparë juridike. Ne nuk kemi kompetencë që të ndërhyjmë në këtë situatë”, tha Saliji.

Në Maqedoni luhet “Ping pong” me rastin “Monstra” pasi që Gjykata Supreme dhe Gjykata Themelore e hedhin përgjegjësinë te njëra-tjetrën për të vendosur, nëse 6 të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, do të mund të mbrohen në liri, pasi Këshilli Penal i Gjykatës Supreme vendosi që rasti të shkojë në rigjykim në shkallën e parë.

Arsyeja e “shëtitjes” së lëndës “Monstra” nëpër ndërtesat gjyqësore të cilat janë afër njëra tjetrës, është se Gjykata Themelore dhe Gjykata Supreme e hedhin topin te njëra-tjetra për atë se kush duhet të vendos që pas 5 vjet e gjysmë burg, të dënuarit të mund të mbrohen në liri.

Ndryshe, para një jave Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë e ka miratuar vendimin për lëndën e rastit “Monstra”, me të cilën ankesat e palës mbrojtëse janë pranuar, ndërkaq aktvendimet e shkallës së parë dhe të dytë janë shfuqizuar, dhe lënda është kthyer në rigjykim të shkallës së parë.

Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button