Autoritetet në Saraj, po sanojnë dëmet nga shiu i rrëmbyeshëm dhe vërshimet

Disa vendbanime të Komunës së Sarajit, janë përfshirë nga vërshimet, ku si pasojë janë dëmtuar disa rrugë lokale, ndërsa një pjesë e tokës pjellore është vërshuar nga lumejt “Vardar” dhe “Treska”, njofton Portalb.mk.

Për momentin rrugët janë debllokuar dhe të kalueshme, ku më emergjente ka qenë te qarkorja në dalje të Sarajit, ku është bërë intervenimi në pastrim të tërësishëm.

Më e vështirë është situata në tokat pjellore, ku lumi “Vardar” ka dalë nga shtrati dhe thuajse e gjithë fushë-gropa, duke filluar nga Raçja deri në Kondovë  për rreth lumit është nën ujë, dhe atje për momentin nuk mund të intervenohet në asnjë  formë, pritet qetësimi I situatës që më pas të bëhet edhe intervenim.

Autoritet komunale të Sarajit janë duke punuar në teren gjatë gjithë kohës për të pastruar disa rrugë që janë mbuluar nga uji, gjatë shirave të rrëmbyeshëm mbrëmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button