Cvetan Stevkovski: Vëllanë tim nuk e kanë vrarë shqiptarët!

Cvetan Stevkovski, vëllai i Borçe Stevkovski nga Creshova, njërit prej pesë të vrarëve në Smilkovc, thotë se nuk beson që vrasësit e vëllaut të tij të jenë shqiptarë. Në një deklaratë ekskluzive për “Lajm” ai thotë se familjarisht me shqiptarët gjithmonë kanë pasur raporte të mira.

“Nga ana jonë nuk ka urrejtje ndaj shqiptarëve. Unë kam miq shqiptar, edhe vëllai im i ndjerë kishte miq shqiptarë. Ne akoma kontaktojmë me ata, edhe në varrimin e vëllait tim erdhën shqiptarë. Kam miq nga të  gjitha nacionalitetet dhe urrejtja nuk mbizotëron tek unë. Tek unë urrejtja është vetëm ndaj vrasësve”, deklaroi Cvetan Stevkovski./ec.com

Lajme të ngjashme

Back to top button