Fjalë të mëdha dhe ikacak të vegjël

Shkruaj me shpresë se fjalitë do t’i durojnë fjalët e mëdha. Por, përkitazi me një ngjarjeje kaq të madhe, thëniet e vetme të cilat u mbesin njerëzve janë pikërisht fjalët e mëdha. Vrasja e pesëfishtë, makabër dhe e poshtër, që ndodhi në afërsi të Shkupit dhe që po trondit tërë Maqedoninë është pikërisht ajo: punë e madhe dhe ngjarje vendimtare e cila sipas definicionit mund të përcaktojë se për në cilën rrugë do të shkojë vendi ynë. Thënia e parë e madhe është e një filozofi të madh antik Seneka i cili flet pikërisht për rrugën: “Sa më shumë shpejtojmë në kahjen e gabuar, aq më larg jemi nga rruga e duhur”. Ngjarjet e tilla të mëdha janë shumë të përshtatshme për rishqyrtim të rrugës dhe kahjeve.

Rishqyrtimi i parë do të ishte nga ana jonë, nga qytetarët në raport me shtetin dhe institucionet. Shteti për qytetarin është diçka si prindi për fëmijën e mitur. Ashtu këta fëmijë nuk kanë rrugëdalje tjetër përveç se të ecin rrugës së prindërve, të cilët, nga ana tjetër me përgjegjësinë e tyre do të orvaten që kjo rrugë në bazë të jetë e shëndoshë, ndërsa fëmijët të kenë mundësi që ajo të bëhet edhe më e mirë, veçmas për më vonë, kur ata të bëhen të rritur. Edhe me këtë rast dhe ngjarje ne nuk duhet të marrim kurrfarë tutorie dhe sqarim tjetër përveç asaj që është zyrtare nga institucionet shtetërore. Shteti kësaj radhe meritoi pak më shumë kredi për këtë gjë, për dy arsye. E para për shkak të përgjegjësisë që e treguan thuajse të gjithë aktorët, në krye me dy partitë përgjegjëse opozitare LSDM dhe PDSH. Por, edhe me atë se kësaj radhe sinqerisht u orvat t’i shmang njerëzit si Aleksej Duma dhe Ivo Kotevski, që të mos jenë ata të parët që do të dalin të flasin në emër të institucioneve. Kjo ndodhi për shkak se këta të dy kanë mund të kaluar në përhapje të mjegullës dhe kanë humbur shumë nga besueshmëria, që nga ana tjetër është material esencial prej të cilit të gjithë ne e ndërtojmë besimin ndaj institucioneve.

Rishqyrtimi tjetër do të ishte për mediumet dhe publikimin. Lehtësia me të cilën disa media këtu tek ne, publikojnë spekulime dhe komplote është çdoherë joproporcionale me vështirësinë apo rëndësinë e këtyre ngjarjeve të caktuara. Ajo që fitohet më pas si ndjenjë është çdoherë e njëjtë. E ajo është perceptimi se mungon diçka e madhe në hallkën komunikuese mes gazetarit dhe lexuesit ose opinionit. Ajo gjë, diku e madhe, diku e vogël, por gjithkund e domosdoshme quhet redaktor dhe redakturë.

Rishqyrtimi i tretë ka të bëjë me politikën dhe politikanët. Gjegjësisht, çdoherë gjatë ngjarjeve të tilla përkujtohem se si askush prej tyre nuk kujtoi diçka që do u paguhej shumë politikisht. E ajo është që shpejt të reagojë dhe me këtë të u harrohen tërë vonesat. Këta njerëz, të cilët marrin rrogë nga përfaqësimi i njerëzve tjerë, duhet të dinë se pikërisht gjatë ngjarjeve të tilla të mëdha, qytetarët ua masin madhësinë dhe sipas kësaj vendosin se kush me të vërtetë është i madh, që të mund t’i përfaqësojë.

Rishqyrtimi i katërt është përfaqësimi politik i shqiptarëve, e cila do të përsëris, është nën çdo nivel normal. Kështu lehtë vërejmë se edhe përkundër shpjegimeve, rrëfimeve dhe ngjashëm, se ky akt kriminal do mund të ketë pasoja të mëdha mbi marrëdhëniet ndëretnike, Shqiptarët u lanë vetëm, nga përfaqësuesit e tyre politik. Ata që i lënë janë pikërisht të njëjtit që marrin rrogë, kryesisht, pastër vetëm nga shqiptaria, pa ndonjë mund! Kurse kur ata duhet të sqarojnë në emër të shqiptarëve, për shqiptarët ose shqiptarëve, atëherë ata sikur nuk janë prej këtu. Kështu edhe kësaj radhe nuk ishin askund për të shprehur ngushëllim, në emër të shqiptarëve të demantojnë çfarëdo lidhjeje me këtë akt të dhunshëm dhe në të njëjtën kohë t’i mbrojnë shqiptarët nga skenarët e ndryshme spekulative. Edhe këtë herë pamë se ata e lanë popullin që të gjendet si di dhe si mundet vet.

Por ata do të arrijnë në këtë rrugë vetëm deri te momenti kur shqiptarët do të pyeten: ç’na me njerëz  të tillë? Kjo pyetje e njëjtë, me një aspekt tjetër, mund të arrijë edhe nga shteti dhe nga qeveria. Nëse këto dy momente përputhen, atëherë njerëzit e tillë që marrin rrogë reale nga surealiteti kuazipolitik, do të përfundojnë në plehun e historisë. Pikërisht aty ku është vendi, i secilit muter (siguresë) të panevojshëm.

Ramadan Ramadani
(Fokus, 19.04.2012)
©për shqip: Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button