Është e mundur dalje nga shtretërit e lumenjve të Radikës, Drinit të Zi, Sateskës dhe Vardarit

Reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit e rritën nivelin e të gjitha rrjedhave ujore në Maqedoni, e posaçërisht në lumenjtë në pjesën perëndimore të vendit.

Sipas të dhënave të DPHM-së, ndryshime më të mëdha në nivelin e ujit ka në lumenjtë Radikë te Ura e Boshkut, Sateska afër Botunit dhe Vardarit afër Jegunovcës, ndërsa vazhdimi i reshjeve mund të sjellë edhe daljen nga shtretërit e tyre të Radikës, Drinit të Zi, Sateskës dhe Vardarit.

Pritet të vazhdojë rritja e nivelit e të gjitha rrjedhave ujore duke marrë parasysh paralajmërimet nga sinoptikanët se reshjet do të vazhdojnë, ndërsa do të jenë më të mëdha në pjesët jugperëndimore dhe lindore të vendit ku pritet të bien mbi 60 litra në metër katror.

Rritje më të mëdha të rrjedhave ujore do të ketë në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit, ndërsa gjatë 24 orëve të ardhshme edhe në pjesën tjetër të vendit.

Për shkak të daljeve nga shtretërit prej DPHM-ja paralajmërojnë lëvizje të kujdesshme pranë rrjedha ujore dhe luginave të thata.

Në 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë kishte reshje të reja të shiut. Në vendet e matjes janë vërejtur reshje prej një litër në metër katror në Manastir, Shtip dhe Berovë, pesë në Kriva Pallankë, gjashtë në Shkup Petrovec, shtatë në Prilep, dhjetë në Topollçan dhe Krushevë, 12 në Pretor, 19 në Kumanovë, 35 Shkup- Zajaçev Rid, 44 në Ohër, 71 në Dibër, 75 në Lazaropole, 84 në Tetovë dhe 130 në Mavrovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button